Eksperiencat unike nuk ndodhin rastësisht – unë i krijoj për ju

Nga pasioni personal në itinerare unike – ky është udhëtimi me mua

Përtej një agjencie

Unë jam Elsa – një eksploruese me zemër të hapur dhe sy gjithmonë drejt horizontit. Deri sot kam vizituar 76 shtete dhe shumë shpejt do t’i bashkohem vendit të 77 në udhëtimin tim personal.Nuk jam një agjenci. Nuk shes paketa klasike turistike. Ajo që bëj është të krijoj përvoja të vërteta, në grupe të vogla, me njerëz që ndajnë të njëjtin vizion: të udhëtojnë për të kuptuar, për të shijuar, për të kujtuar.Prej vitesh jetoj në Milano dhe kam ndarë historitë dhe eksperiencat e mia në media si Top Channel, Euronews Albania dhe shumë të tjera.Ka vende që i viziton – dhe ka vende që i ndjen.
Për mua, Hawaii, Filipinet dhe Jordania janë ato që i ndjej ende sot.

Gjej shokë udhëtimi, jo vetëm destinacione

Zbulo botën, zbulo njerëz si ti
Ndonjëherë mjafton një klikim i vetëm për të gjetur njerëzit e duhur. Në çdo udhëtim që organizoj, formohet një grup i vogël që nuk ka vetëm itinerarin të përbashkët, por edhe dëshirën për të jetuar diçka të jashtëzakonshme.
Udhëtimet më të bukura nuk janë ato që planifikon deri në detaj, por ato ku një buzëqeshje, një pamje dhe një bisedë bëjnë që të ndihesh si në vendin e duhur, me njerëzit e duhur.Nëse je gati për të udhëtuar ndryshe – jo si turist, por si nje eksplorues – atëherë je në vendin e duhur.Unë kujdesem për çdo detaj të udhëtimit – ti mjafton të marrësh me vete dëshirën për të zbuluar dhe kuriozitetin për të njohur.
Sepse këto udhëtime nuk janë vetëm për të parë vende të bukura, por për të ndarë përvoja me njerëz që s’i ke njohur më parë dhe që mund të bëhen pjesë e kujtimeve të tua më të çmuara.
Të presim në bord.